|
Ideja e projektit
Me ndihmën e aktiviteteve të shumta
projekti jep një pasqyrë të zhvillimeve që
kanë shoqëruar migracionin në qytetin e Nyrenbergut,
duke nisur nga viti 1945. Pra në fokus të këtij
projekti janë ndikimet shoqërore, kulturore dhe ekonomike
që kanë ushtruar në Nyrenberg ardhja e refugjatëve
të luftës, e të dëbuarve nga atdheu, e migrantëve
ekonomikë, e refugjatëve politikë, e të
riatdhesuarve ethnikë gjermanë dhe e kontigjentit
të rrefugjatëve të ish Republikave të Bashkimit
Sovjetik. Tërësia e tyre konsiderohet si një
faktor i rëndësishëm i historisë më
të re të qytetit, sepse ata janë Nyrenbergas
dhe Nyrenbergase që i japin formë dhe e zhvillojnë
së bashku qytetin e tyre.
Qëllimi kryesor i projektit i cili shtrihet në një
periudhë kohore katër vjeçare (2008 - 2012)
është dokumentimi dhe prezantimi i këryre zhvillimeve
në fusha nga më të ndryshmet. |
|

|
|